Ekipi ynë

Jo supernatyror, por super dhe natyror!

Burimi ynë kryesor i fuqisë janë aftësitë dhe njohuria e njerëzve përmes edukimit të vazhdueshëm.

Ne ëndërrojmë bashkë dhe e shijojmë suksesin bashkë

Sikurse familja e palodhur që e ndërtoi këtë kompani nga zero, ne e vlerësojmë të njëjtën përqasje mes punëtorëve tanë. Njerëzit tanë nuk janë punëtorë të zakonshëm. Ata zgjedhin t’i kalojnë caqet, të shohin përtej të zakonshmes, të sfidojnë potencialin e tyre në maksimum dhe t’i shfrytëzojnë plotësisht aftësitë dhe njohuritë e tyre profesionale nga ora e parë deri ajo e fundit e ditës së punës. Këtë gjë e vlerësojmë shumë.

Jo vetëm me fjalë. Ne ofrojmë mjedisin që i shpërblen përpjekjet shtesë dhe idetë novatore. Përderisa ëndërrojmë bashkë, edhe suksesin e shijojmë bashkë.

ORYX Assistance punonjësit ORYX Assistance punonjësit

Vlerat që çmojmë në jetën tonë janë të njëjtat që sjellim me vete çdo ditë në punë:

JEP GJITHÇKA, ÇDO HERË

Ne i sfidojmë kufizimet tona për të arritur rezultate përtej atyre që priten. Çdo punonjës synon të jetë më i miri në fushën e tij duke fituar në mënyrë konstante njohuri dhe zhvillim profesional. Motoja jonë është "Më mirë, më tepër, më shpejt".

GJITHMONË NË LËVIZJE

Ajo që bëjmë është pasioni ynë. Dita jonë e përsosur në punë përfshin zbatimin e ideve të reja dhe bashkëpunimin mes departamenteve të ndryshëm. Njerëz shumë punëtorë, sikurse jemi dhe ne, janë gjithmonë të mikpritur të na bashkohen.

GJITHMONË NOVATORË

Shqetësimi ynë kryesor është përmirësimi i punës tonë për të qenë sa më të avancuar dhe efikase. Motivi ynë është inovacioni i vazhdueshëm. Çdo punonjës frymëzohet të mendojë jashtë kornize. Idetë e mira dallohen gjithmonë, në mënyrë të veçantë kur zbatohen me cilësi të lartë.

TË NDERSHËM DHE TRANSPARENTË

Partnerët dhe klientët tanë gjithmonë mund të mbështeten tek ndershmëria dhe transparenca jonë. Ne e respektojmë opinionin e tyre dhe kujdesemi për nevojat e tyre. Për shkak të kësaj, partneritetet dhe marrëdhëniet tona të biznesit zgjatin shumë dhe rriten dita ditës.